Ballina Vendi E Rëndë/ Era e fortë rrezon pemen në Prishtinë,humb jetën i riu,plagoset...

E Rëndë/ Era e fortë rrezon pemen në Prishtinë,humb jetën i riu,plagoset një grua

1

KOSOVË- Ngjarje e rëndë në Prishtinë. Era e fortë rrëzon pemën, vdes i riu, plagoset një grua.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës e cila në një njoftim zyrtar konfirmoi se viktimë ka mbetur një burrë rreth të 30-ve dhe një grua është lënduar.

“Rreth orës 15:15 jemi njoftuar se një lis është rrëzuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeçe, është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, informon policia e Kosovës.

Nga meteorologët ishte parashikuar një përkeqësim moti sot në kryeqytetin e Kosovës. Erërat e forta që kanë pushtuar Prishtinën kanë rrëzuar disa pemë në lagjen ‘Pejton’ dhe aty pranë ndodheshin disa makina të parkuara. Dëme ka pasur edhe në pjesë të tjera të qytetit.