Ballina Lajme Politike E quajti Nikollën “kukull të Ramës”, përjashtohet nga Kuvendi Gazmend Bardhi! Balla:...

E quajti Nikollën “kukull të Ramës”, përjashtohet nga Kuvendi Gazmend Bardhi! Balla: Palo opozitë, keni degraduar

1

Situata e tensionuar në Kuvend ka agravuar deri në përjashtimin nga seanca plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhi. Ky i fundit i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla duke e cilësuar si “kukull” të Kryeministrit Rama, fyerje e cila çoi në përjashtimin e demokratit nga Kuvendi.

Ju tërheq vërejtje për fyerje, do kaloni për përjashtim. Jeni i përjashtuar z.Bardhi. Kukull jeni ju, madje shumë interesante”, tha Nikolla, e cila më pas hodhi në votim kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla për ndërprerjen e diskutimeve në Kuvend për çështjen e kërkesës së opozitës për mocionin me debat me Kryeministrin Edi Rama, dhe vijimin me rendin e ditës. Pas votimit pro nga mazhoranca, opozita ka ashpërsuar tonet, duke goditur me duar tavolinat dhe duke bllokuar foltoren e mos lejuar Ministrat të merrnin fjalën për prezantimin e projektligjeve.

“Kjo ëhstë një nga ato seanca që tregomn degradimin dhe turpoin e kësaj palo opozite. I jeni referuar që në mëngjes dicckaje që nuk ekziston në marrëdhënie me Shqipërinë apo shtetin shqiptar. Nuk ka asnjë akuzë. Ka vetëm një person, një ish-zyrtar I FBI-së. ttregoni gjykatën dhe fshiheni pas gishtit. Halli juaj nuk ëhstë McGonigal, por ccështjet që lidhen me Shqipërinë. Jeni duke zbatuar symbyllurazi porositë e non gratës suaj nga SHBA dhe Britania. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi. Të gjendur në këto kushte, propozoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim sipas rregullores”, tha Balla.

/rtsh.al/