Ballina Vendi E qëlloi kolegu me pistoletë, ndërron jetë në spital polici

E qëlloi kolegu me pistoletë, ndërron jetë në spital polici

1

javascript:”;

TIRANË- Ka përfunduar targjikisht sulmi me armë zjarri brenda komisariatit nr 3 në Kryeqytet.

Përplasja mes efektivëve të Policisë së Shtetit brenda në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë ka sjellë një viktimë. Ludian Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi që ka shkuar në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk u ka mbijetua dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas informacionit zyrtar të policisë rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, LLudian Zaimi ka plagosur me armë zjarri Çaush Saliasi të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Çaush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike, citohet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes oficerëve të policisë.