Ballina Lifestyle & Showbiz E papritur, Olta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother

E papritur, Olta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother

1

Ndodh e papritura në shtëpinë e Big Brother. Një nga konmkurentet kryesore të BBV, Olta Gixhari, lë shtëpinë e Big Brother.

Lajmin e dha vetë Arbana Osmani në fillim të emisionit.

Arbana tha se nuk është një gënjeshtër edhe pse është 1 prilli. Olta ka kërkuar të lërë shtëpinë.

“Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e Big Brother”, tha moderatorja.

“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, pork y është një vendim i marrë prej saj,” u shpreh Arbana.

“Olta ka qenë e dyzuar prej kohësh për të lënë shtëpinë, pavarësisht mesazhit të bashkëshortit për të vazhduar garën”.