Ballina Vendi E mbyten me litar dhe e hodhën në rezervuar, flet motra...

E mbyten me litar dhe e hodhën në rezervuar, flet motra e Martin Çeços: Më mori në telefon duke qarë, e dinim që kishte lidhje

1

Familjarët e 26-vjeçarit Martin Çeço kanë folur për herë të parë, pasi u mësua se i riu ishte vrarë për shkak të lidhjes me një vajzë të mitur.

Motra e tij ka treguar se 26-vjeçari e kishte marrë ne telefon tre ditë para se të zhdukej dhe kishte qarë, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se më ke kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcenonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Çeço  jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçës.

Ndërkohë një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, tha ajo.