Ballina Vendi E FUNDIT/ Brenda një kanali, gjendet i pajetë një person në Pogradec

E FUNDIT/ Brenda një kanali, gjendet i pajetë një person në Pogradec

1

Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.