Ballina Lajme E diela e parë e muajit gusht, sot dita pa makina në...

E diela e parë e muajit gusht, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve ne qutetin Fier

1

Dita pa makina është kthyer një ‘traditë’ në vendin tonë. Të dielën e parë të çdo muaji kufizohet qarkullimi i disa akseve rrugore në të gjitha qytetet e vendit, me qëllim për t’iu lënë më shumë hapësirë këmbësorëve, e fëmijëve për aktiviteteve sportive e kulturore.


Fier

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 

Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;

• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.

• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.