Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar ditën e djeshme në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Castelnovo, midis Borgonovës dhe Pianellos rreth orës 7 të mëngjesit. I riu shqiptar, Kaizer Alizoti ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Përplasja ishte aq e fortë sa e rrëzoi atë në tokë dhe ai humbi jetën direkt. Ambulanca dhe forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por lëndimet e marra gjatë përplasjes dhe më pas rënia në tokë ishin shumë të rënda dhe penguan çdo përpjekje për ta ringjallur.
ADVERTISEMENT