Ballina Vendi Dy parqe të reja fotovoltaike ne Fier, marrëveshje për vendburimet e...

Dy parqe të reja fotovoltaike ne Fier, marrëveshje për vendburimet e gazit në Povelçë e Frakull

1


Energjia ka qenë kryefjala e vendimeve të qeverisë këtë të mërkurë ku gjatë daljes para mediave ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi tre më kryesorët.

Kështu së pari bëri të ditur se tashmë disbalancat që krijohen në sistemin e energjisë nga prodhuesit me përparësi nuk do të mbahen me nga operatorët publikë por do të paguhen nga vetë ata. Ministrja theksoi se çmimi që do të paguhet do të jetë simbolik por do të shërbejë për të shëndoshur financat e operatorëve publikë që kanë mbajtur këtë kosto deri më sot.

“Të gjithë entitetet që prodhojnë energji, pra janë të përcaktuar si prodhues me përparësi të energjisë elektrike do të paguajnë këto disbalanca, që padyshim është një çmim simbolik për sa i përket megavat/orë, por që shëndosh sistemin elektroenergjetik edhe financat e kompanive shtetërore që operojnë në këtë sistem” tha Balluku.

Ministrja tha se janë miratuar edhe dy parqe fotovoltikë në zonën e Korçës ku kapaciteti i instaluar për secilin prej tyre është 20 MW. Këto parqe nuk janë me masa mbështetëse por do të paguajnë tarifë 2 për qind të prodhimit tek shteti.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike, të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 MW, pa mbështeti financiare nga shteti shqiptar, pra një investim totalisht privat. Është një investim nga entitete vendase, por përkon me një situatë shumë të vështirë sa I përket energjisë elektrike” nënvizoi Balluku.

Vendimi i tretë lidhej me një marrëveshje hidrokarbure për vendburimet e gazit natyror në Frakull dhe Povelçë që më herët qeveria i nxori për shprehje interesi.

“Një tjetër vendim është projektvendimi për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure me ndarje prodhimi për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror në Frakull dhe Povelçe.

Të dyja vendburimet e gazit kanë qenë në pronësi të Albppetrol po i kalojnë entiteteve private për rijetëzim. Vetëm në fazën e eksplorimit janë parashikuar investime prej 500 mijë USD për secilin vendburim, një investim i rëndësishëm në kushtet e krizës” tha ministrja.

Revista Monitor