Ballina Lajme Durrës/I theu xhamin e makinës, i riu nxjerr thikën dhe e qëllon.

Durrës/I theu xhamin e makinës, i riu nxjerr thikën dhe e qëllon.

1

Për xhamin e makinës tenton t’i marrë jetën.

Një sherr brutal është regjistruar në qytetin e Durrësit. Dy të rinj janë grindir me njëri-tjetrin pas një debati për thyerjen e xhamit të makinës.

Në përleshje janë përfshirë edhe dy të rinj të tjerë të cilët u kapën me grushte, teksa më pas u proceduan penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.