Ballina Lifestyle & Showbiz Duke qeshur dhe kërcyer para varrit, Megi Pojani reagon pas kritikave në...

Duke qeshur dhe kërcyer para varrit, Megi Pojani reagon pas kritikave në rrjet

1

Megi Pojani ka reaguar pas videos në varreza ku tallet së bashku me motrën.

Marsi Pojani publikoi një video, ku shfaqej Megi teksa pastronte varrin, qeshte, kërcente dhe tallej para familjarit të tyre të nderë.

Menjëherë pas publikimit të videos, Megi u kryqëzua në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se video është e vjetër dhe nuk pa pasur për qëllim që të fyejë askënd.

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia te video që është publikuar sot. Kam qenë të varri i stërstergjyshes sime ku shkoj shpesh, e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një sterstërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me “idiotësitë tona”,.

Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që me të drejtë mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video, kurrë për tu tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe most ë interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit, kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj që mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale”, shkruan Megi.