Ballina Lajme Drogë me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Drogë me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

1

Njëmbëdhjetë gram kokainë dhe tetë kilogram marijuanë u zbuluan të dielën e 18 shtatorit nga karabinierët e komandës provinciale të Perugias.

Një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia dhe ishte kthyer në mënyrë ilegale është arrestuar.

Droga e sekuestruar nëse do të dilte ne treg do të kishte një vlerë prej 60 mijë eurosh.

Ndjekje dhe drogë

Të dielën pasdite, siç njofton komanda provinciale e Perugias, ushtria bllokoi një automjet pas një ndjekjeje të shkurtër,

Në makinë ndodheshin 2 persona, njëri prej të cilëve (shqiptari) u shfaq mjaft nervoz.

Gjatë kontrollit iu gjet 11 gram kokainë të cilën e kishte fshehur në pantallona dhe 1300 euro cash.

“Kërkimi, shpjegojnë karabinierët, bëri të mundur edhe gjetjen e dy palë çelësave që i atribuohen 2 shtëpive.”

Në shtëpinë e parë, ku shqiptari jetonte me gruan, hetuesit zbuluan para të tjera të fshehura në mobiljet e dhomës së ndenjes dhe një bllok me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës, sipas medieve italiane. 

Në shtëpinë e dytë, të pabanuar, por të përdorur si laborator, ruhej një sasi prej rreth 8 kilogramësh marijuanë, tashmë e ndarë në pako dhe e destinuar për tregun. Droga me pakicë do të kishte dhënë rreth 60,000 €.

Shqiptari, i dëbuar  i dëbuar nga territori italian me ndalim të rihyrjes deri në vitin 2031, tani ndodhet në burgun e Perugias./Abcnews.al/