Eshte celur per here te pare ne Fier ekspozita personale e piktorit Kosovar Skender Idrizi. E titulluar ” Drita ne erresire”, 22 punimet artistike te paraqitura ne mjediset e galerise se arteve ne fier, kane si tematike minieren dhe pasurite minerare te Kosoves. Ne prag te festave autori Idrizi ka zgjedhur pikerisht qytetin e Fierit per celjen e kesaj ekspozite, ndersa vlen per tu theksuar se galerisa e arteve ” Vilson Kilica”, eshte kthyer ne vatren e ngrohte te artisteve te ndryshem vendas dhe te huaj.