Ballina Vendi Drejtuan mjetin pa leje drejtimi, arrestohen 5 shtetas ne Fier

Drejtuan mjetin pa leje drejtimi, arrestohen 5 shtetas ne Fier

1

Fier Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Th. D., 62 vjeç, F. B., 68 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, të tre banues në Fier, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Lushnjë dhe V. K., 60 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonin automjetet, në gjendje të dehur. — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 59 vjeç, banues në Portëz, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu, pa leje.