Ballina Vendi “Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?”, dy...

“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?”, dy vajza të vogla me pankarata para Presidencës

1

Me qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën në mënyrë tragjike 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Fillimisht protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Minsitrit Bledi Çuçi.

Më pas kanë ecur drejt kryeministrisë ku kanë ndaluar dhe kanë kërkuar që të bëhet drejtësi, dhe përgjegjësit të largohen.

Ndërsa kanë vijuar protestën para presidencës.

Detaji që ra në sy ishin dy vajza të vogla që mbanin para dyerve të presidencës pankartën me shkrimin “Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin zoti kryeministër”.

/Abcnews.al/