Ballina Vendi Dramatike ne Korce/Iu kthye burri nga Greqia pas 1 viti, gruaja lindi...

Dramatike ne Korce/Iu kthye burri nga Greqia pas 1 viti, gruaja lindi fëmijën dhe e futi në valixhe

1

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Korçë ku një foshnjë ka humbur jetën pasi e ëma e futi në një valixhe. Mësohet se fëmijën, pa shenja jete e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas që e solli në jetë.

Ai kishte ardhur nga emigracioni dje. Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij. Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.

Nëna e fëmijës vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar në maternitet për ekzaminime të mëtejshme.

NJOFTIMI

“Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”