Ballina Bota LAJM I FUNDIT/Merret me xhip të zi, 10 policë arrestuan në shtëpi...

    LAJM I FUNDIT/Merret me xhip të zi, 10 policë arrestuan në shtëpi ish-kryeministrin bullgar 

    1

    Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, dhjetë policë civilë hynë në shtëpinë e liderit të GERB Bojko Borisov në Bankya.

    Fillimisht Ministria e Brendshme njoftoi bashkë me Borisov janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve Vladislav Goranov, Menda Stojanova dhe Sevdelina Arnaudova. Por pak pas orës 21:00, ky lajm është fshirë nga faqja e MPB-së.

    Më pas ministria e Brendshme ka dalë me një deklaratë për mediat

    “Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështje të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Në shumë adresa kryhen kontrolle dhe sekuestrime. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar. Aksioni vazhdon”, thuhet në deklaratë.

    “Dorëheqje” thërrasin anëtarët e GERB-it, të cilët ndodhen para shtëpisë së Bojko Borisovit në Bankya, ku po zhvillohen veprimet hetimore.

    Nënkryetari i GERB-it Daniel Mitov e përshkroi atë që po ndodhte si një veprim Gestapo.

    Avokati Menko Menkov tha se nuk lejohej të vizitonte shtëpinë e Borisov.

    “Nuk e kam idenë se çfarë po bëjnë. Ata presin një urdhër nga një shef. Unë pres të arrestohem gjithashtu,” tha Menkov në shtëpinë e Borisovit.