Ballina Vendi Dorëheqja e Bashës ben jehone ne mediat nderkombetare, lajm dhe...

Dorëheqja e Bashës ben jehone ne mediat nderkombetare, lajm dhe në Amerike!

1

Vendimi i Lulzim Bashës ditën e hënë për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, nuk ishte vetëm lajmi kryesor në Shqipëri, por është komentuar edhe nga mediat përtej oqeanit.

‘Washington Post’ i ka kushtuar një artikull dorëheqjes së Lulzim Bashës, ku shpjegon të gjitha shkaqet që çuan deri në një vendim të tillë.

Shkrimi i plotë i ‘Washington Post’:

Lideri i partisë kryesore opozitare të Shqipërisë dha dorëheqjen të hënën nga posti pas përçarjeve të brendshme.

Lulzim Basha tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike “për të ndihmuar në ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkarkimi i ish-liderit të partisë Sali Berisha nga grupi parlamentar nga Basha në shtator shkaktoi një grindje brenda partisë mes tyre. Berisha krijoi një grup që kërkon të largojë Bashën nga posti, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Basha e ndoqi Berishën në këtë post kur ky i fundit dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Më parë këtë muaj, demokratët e ndarë humbën me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki. Ishte humbja e fundit e Bashës në nëntë vitet që ai ka udhëhequr demokratët.

Lëvizja e Bashës kundër Berishës pasoi një ndërhyrje në maj të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i cili caktoi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si persona non grata për “akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013.

Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse ajo do të drejtohej nga Berisha.