Ballina Bota Donin t’i merrnin veshkën për vajzën e tyre”! Zbulohet skandali, si senatori...

    Donin t’i merrnin veshkën për vajzën e tyre”! Zbulohet skandali, si senatori nigerian dhe gruaja e tij çojnë 15-vjeçarin në Londër për t’i marrë organet

    1

    Një skandal ka ndodhur në Britani, ku një politikan nigerian dhe bashkëshortja e tij akuzohen se donin t’i merrnin veshkën një 15-vjeçari për t’ja transplantuar vajzës së tyre.

    Sipas Daily Mail rasti u zbulua nga një mjek i cili refuzoi të vazhdonte të kryente këtë procedurë. 15-vjeçari u transportuar në Londër me pasaportë false. Pas këtij transportimi mediat e huaja shkruajnë se fshihet zëvendëspresidenti i Nigerisë dhe bashkëshortja e tij, pasi vajza e tyre vuan nga dëmtimi i veshkave. Ndërkohë mjeku që kundërshtoi të kryente operacionin kishte dyshuar për shkak se 15-vjeçari ishte dërguar me pasaportë të rreme dhe se mund të mos e dinte se do të bëhej dhurues.

    Sipas gjykatës, 15-vjeçarit i është dhënë pasaporta e një 41-vjeçari për të udhëtuar drejt Albionit të Vjetër.

    I riu, sipas gjykatës, nuk e dinte se do të ishte në Britani për të dhuruar veshkën e tij. Ai u vendos në dijeni për situatën kur la një takim në një spital në Londër.

    Autoritetet britanike arrestuan çiftin Ekweremadu në aeroportin Heathrow pak para se të hipnin në një avion me destinacion Turqinë.

    Në fakt, siç u tha gjatë seancës, kishte një propozim në bazë të të cilit mund të kryhej procedura e heqjes së veshkave atje.