Ballina Vendi Donfried, bashkë me Yuri Kim niset drejt zyrës së Ramës, pritet...

Donfried, bashkë me Yuri Kim niset drejt zyrës së Ramës, pritet takimi me kryeministrin

1


Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried është nisur drejt kryeministrisë. Së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe me stafin e saj, Donfried shihet pranë kryeministrisë, aty ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, do të takohet sot gjithashtu dhe me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.