Ballina Vendi Do të mblidhet online më 6 prill Asambleja Kombëtare e PS! Zbardhet...

Do të mblidhet online më 6 prill Asambleja Kombëtare e PS! Zbardhet axhenda, nga miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit, te prezantimi i statutit të ri

1

Partia Socialiste do të zhvillojë më 6 prill mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare të Partisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa është zbardhur edhe rendi i ditës.

Në këtë Asamble do të miratohet vendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë me 09 prill, në orën 11:00, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve

SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve, Rama: Përgjigje për ata që nuk besonin në Reformën në Drejtësi! Përgjegjësia individuale

Po ashtu do të diskutohet dhe do të miratohet edhe agjenda e punimeve të Kongresit si dhe rendi i ditës. PS do të prezantojë në këtë Asamble edhe statutin e ri të partisë që më pas do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.