Ballina Bota Djegia e Kuranit në Suedi, Erdogan: S’është liri mendimi të ofendosh myslimanët

    Djegia e Kuranit në Suedi, Erdogan: S’është liri mendimi të ofendosh myslimanët

    7

    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur në Suedi, ku një shtetas i vuri flakën librit të shenjtë të Kuranit.

    Erdogan tha se ata që kryen aktin e urryer dhe “ata që e lejojnë atë nën petkun e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie” nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

    “Ne do të tregojmë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të bëhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit”, tha Erdogan.

    Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e quajti përdhosjen e Kuranit “të neveritshme”.

    “Është e papranueshme të lejohen këto veprime anti-islamike nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shkroi Fidan në Twitter.

    “Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla mizore do të thotë të jesh bashkëfajtor”.

    Në janar, një incident i ngjashëm me Rasmus Paludan, një politikan i ekstremit të djathtë që dogji një Kuran në Stokholm pranë ambasadës turke, përkeqësoi tensionet midis dy vendeve.