Ballina Bota Djali shqiptar bashkepunoje me policine greke per te gjetur vajzen e humbur,arrestohet...

    Djali shqiptar bashkepunoje me policine greke per te gjetur vajzen e humbur,arrestohet per rrembim

    1

    Një djalë shqiptar, emigrant në Greqi, është përdorur nga policia për të rënë në kontakt me Fotininë, vajzën 15 vjeçare që turbulloi opinionin publik me zhdukjen e saj disa ditë më parë.

    Por pasi ai bëri çdo gjë që iu kërkua nga policia dhe vajza (foto) u gjet, u prangos me akuzën e rrëmbimit të të miturës.

    Çfarë ndodhi?

    Fotinia kishte disa ditë që nuk gjendej dhe familja denoncoi në polici zhdukjen e saj.

    Ndërsa askush nuk po binte në gjurmët e të miturës, një djalë shqiptar 22 vjeçar i tregoi policisë se e kishte takuar vajzën greke dhe kishin dalë së bashku në mbrëmje për t’u argëtuar dhe më pas e kishte shoqëruar deri në shtëpi, në Agios Panteleimon zona Peristeri në Athinë.

    Duket se vajza nuk ishte futur brenda banesës por kishte shkuar te një shoqe e saj, raporton noa.al.

    Me sugjerimin e policisë, i riu ka kontaktuar edhe një herë vajzën në Instagram dhe kanë lënë një takim në sheshin Agios Panteleimon.

    Fotinia pranoi dhe shkoi në shesh për t’u takuar sërish me të riun shqiptar.

    Këtu ndërhyri policia dhe e dërgoi për një seri kontrollesh nga të cilat nuk rezultoi ndonjë dëmtim apo dhunim.

    Por pas kësaj, forcat e policisë kryen arrestimin e të riut shqiptar që jetonte në Aspropirgos duke e akuzuar për rrëmbimin e 15 vjeçares. Sipas policisë, djali shqiptar, ka lehtësuar largimin nga banesa dhe zhdukjen e të miturës. Për këtë akuzë janë nën hetim dhe u arrestuan edhe një shoqe 15 vjeçare e vajzës si dhe nëna e saj 42 vjeçare