Ballina Vendi Djali rreh babanë 77-vjecar, në Pogradec

Djali rreh babanë 77-vjecar, në Pogradec

1

Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec për dhunë në familje.

Policia njofton se 42 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 77 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M. H., 77 vjeç“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.