Ballina Vendi Dita e Verës në qytetin e Fierit ka trokitur mes një dekori...

Dita e Verës në qytetin e Fierit ka trokitur mes një dekori ngjyrash dhe gjelbërim në mjediset publike, falë dhe punës së ndërmarrjes së gjelbërimit.

2

Ndërsa sot është shënuar 14 marsi si Dita e Verës dhe festimet kanë qenë të shumta dhe në territorin e bashkisë së Fierit ajo që të bie në sy është vërtetë një pamje dekorative mbresëlënëse në shumë mjedise të qytetit. Ngjyra, gjallëri, harlisje në lule, në drurët dekorative, fillimi I zukatjes së bletëve dhe këngëve të zogjve në këtë ditë plot diell dhe njerëz që shijonin këtë ditë, janë tregues i punës plot produktivitet të bashkisë së Fierit dhe ndërmarrjes së saj të gjelbërimit.

Një punë e vazhdueshme, e pandërprerë ka sjellë këto rezultate që shijohen nga qytetarët, por edhe kërkohet që përveç punës së stafit të kësaj ndërmarrjeve kërkohet që të ketë një kujdes nga ana e komunitetit në drejtim të ruajtjes së investimeve. Që me hyrjen e muajit dhjetor, i cili është cilësuar si muaji i pyllëzimit, ndërmarrja e gjelbërimit përqendrohet në krasitjen e pemëve për mbajtjen në gjendje sa më të mirë të drurëve dekorative dhe sipërfaqeve të gjelbëruara.

Ky aktivitet shtrihet nga qendra e qytetit deri në periferi të saj, në ato mjedise, që tashmë kanë njohur investime të konsiderueshme. Tashmë në Fieri janë krijuar parqe dhe sheshe pushimi të gjelbëruara, por kujdesi ndaj tyre rrit mundësinë për të ruajtur atë investim që është kryer ndër vite. Edhe vetë qytetarët fierakë e cilësojnë këtë si një punë e mirë e bashkisë së fierit.

Ajo punë e kryer gjatë stinës së dimrit na jep një tablo të rrallë në këtë stinë të pranverës degët e të cilave çelin sythe të rinj apo mbushen me lule. Puna e mirëmbajtjes nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit me procesin e dhënies së formës së drunjtëve dekorativ, kurorës së tyre, prerja e degëve të thara dhe të thyera bëhet në drejtimin e ruajtjes së gjendjes së përgjithshme shëndetësore të vet bimës.

Një dekor i bukur dhe i gjelbëruar shtrihet tashmë dhe në brigjet e lumit Gjanica si në pjesën e përfunduar, apo edhe në atë që është duke u punuar dhe në mënyrë graduale plotësohet dekori i mjedisit të gjelbëruar dhe lulëzuar i bashkëshoqëruar me stola, shkallare shlodhëse për qytetarët fierakë.

Në këtë mënyrë është punuar në të gjitha drejtimet për ta shndërruar lumin në vepër infrastrukturore model sipas standardeve më të mira. Puna në krijimin e një mushkërie të blertë dhe me vlerë të shtuar për jetën komunitare cilësohet si një prioritet i punës së ndërmarrjes përkatëse. Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit./Tv Kombi/