Ballina Vendi  Dita e 5 e protestës, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve

 Dita e 5 e protestës, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve

1

Marshimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë nuk ka të ndalur.

Qytetarët janë mbledhur sërish duke shënuar kështu ditën e pestë të protestës.

Me banderolën e madhe “Boll na vodhët” qytetarët po shkojnë drejt kryeministrisë.

Ndërkohë në një deklaratë më herët, kryeministri Edi Rama i quajti protestat “turp i dheut” pasi sipas tij, dalin të protestojnë ata që duan të mbushin me karburant BMË X5-at e tyre.