Ballina Lajme Dita e 16-të e barrikadave në veri, Serbia nuk heq dorë nga...

Dita e 16-të e barrikadave në veri, Serbia nuk heq dorë nga propaganda: Nuk kemi frikë nga terroristët e Kurtit

1

Serbia vijon të përdorë listat e prezantuara nga Kosova me emra të personave të cilët dyshohen si të përfshirë në tensionimin e situatës në veri, si një justifikim se Prishtina zyrtare po përpiqet të arrestojë dhe përndjekë shtetasit serbë.

Madje drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, deklaroi pak më parë se me këtë listë, kryeministri Albin Kurti kërkon të shfarosë familjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në të njejtën linjë ka qenë edhe ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gashiç, ka deklaruar ditën e sotme se “Beogradi nuk do të jetë frikë nga terroristët e Kurtit dhe listat e tyre për arrestime”.

“Prandaj po ju kërkoj të punoni me të gjitha forcat në stërvitje dhe pajisje, në mënyrë që ta ruajmë nënën tonë Serbinë në të ardhmen. Jam i sigurt se sa jeni këtu, Serbia jonë e bukur nuk ka nevojë të shqetësohet për asnjë lloj terrorizmi, ekstremizmi dhe separatizmi”, shtoi ai në fjalën para pjesëtarëve të njësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ushtrisë Serbe.

(BalkanWeb)