Ballina Vendi Zjarr ne tragetin e linjes Greqi-Itali!

Zjarr ne tragetin e linjes Greqi-Itali!

2

Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e sotme, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur. Mësohet se flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë ndërsa sigurohen edhe pamjet nga Korfuzi, mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku shihet qartë tymi i shkaktuar nga flakët në traget. Në bord ishin 237 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit të cilët janë evakuuar nga tre varka.

Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke, e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane. Disa nga pasagjerët shprehen se flakët kanë nisur nga garazhet e tragetit, ndërsa disa të tjerë thonë se në garazhe ka pasur edhe shoferë kamionësh të cilët kanë qenë në gjumë.

Nga ana tjetër, banorë të ishullit të Korfuzit kanë treguar se fillimisht panë tymin që dilte nga anija në flakë e më pas kanë dëgjuar edhe shpërthime. Mediat greke bëjnë me dije se 3 helikopterë ndodhen në zonën detare, ndërsa po ashtu është edhe një anije tjetër.

Flakët janë vënë tashmë nën kontroll, teksa po hetohet për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit.