Ballina Vendi Digjen dy makina ne Vlore!Mendohet per zjarrevenie te qellimshme

Digjen dy makina ne Vlore!Mendohet per zjarrevenie te qellimshme

1

Dy makina janë djegur mbrëmjen e sotme në lagjen “Karabash” të Vlorës, afër spitalit rajonal.

Mjetet, një “Benz” dhe tjetri furgon, kanë qenë të parkuara në anë të rrugës.

“Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit  V. K., 57 vjeç” njoftoi policia.

Burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qellimshme.

Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ne mjete.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.