Ballina Vendi Dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë: Në banesë...

Dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë: Në banesë policia i gjeti “të bardhë”

1

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 46-vjeçar për dhunë në familje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë.

46-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Po ashtu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 46-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës. /abcnews.al/