Ballina Lajme Dhunojë vajzën nis procedimi penal për 58 vjeçarin nga Divjaka

Dhunojë vajzën nis procedimi penal për 58 vjeçarin nga Divjaka

1

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 58 vjeç dhe M. F., 22 vjeç, pasi shtetasi A. F. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M. F. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit A. F. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.