Ballina Lajme Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për...

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarat

1

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”. në Pejë.

Kështu ka bërë për ditur për KosovaPress, njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak çastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.

“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak castesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dyshuarave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

Prokurori, Juniku tregon se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale sulm ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.