Greqi- Një 29-vjeçar po kërkohet në mënyrë massive nga policia në Greqi pasi ka vrarë vjehrrin e tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Astrochori të Artës në Greqi, pasditen e sotme. Dhëndrri dhe vjehrri janë konfliktuar me njëri-tjetrin, sherr që ka sjellë dhe krimin brutal.
Ende nuk dihet shkaku që ka nisur konfliktin mes dy familjarëve. 29-vjeçari ka nxjerrë armën gjatë sherrit dhe e ka qëlluar me të paktën katër plumba vjehrrin 80-vjeçar. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vend. Pas ngjarjes, i riu është arratisur nga vendi i ngjarjes. (noa.al/M.D)