Ballina Bota Dëshmoi se e kishte murosur në apartament/ Italiani jep tjetër version para...

    Dëshmoi se e kishte murosur në apartament/ Italiani jep tjetër version para gjykatës, mohon vrasjen e shqiptares, Sibora Gagani: Jam i pafajshëm

    0

    Autoritetet në Torremolinos të Spanjës kanë marrë në pyetje italianin Marco Romeo, autori i dyshuar i vrasjes së Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare e cila u zhduk në 2014-n, pasi u largua nga Roma.

    Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Torremolinos.

    Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula, nëna e djalit të tij.

    Ishte vetë Marco Romeo që u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë. Por sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm.