Ballina Lajme Deputeti Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi, kanë...

Deputeti Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi, kanë uruar fëmijët në pavijonin e pediatrisë së Spitalit Rajonal të Fierit.

1

Pavijoni i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Fierit ka qenë stacioni i radhës për të festuar ndërrimin e viteve. Deputeti Taulant Balla së bashku me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi kanë qenë të pranishëm në këto mjedise duke dhuruar pako me lodra festive për fëmijët që marrin mjekim në këto mjedise e u uruar atyre shërim sa më të shpejtë.

Por ky vit ndrrimi vitesh e gjen këtë pavion me një infrastrukturë tërësisht të investuar në brendësinë e tij dhe krijimin e kushteve shumë të mira për të mundësuar punën e mjekëve dhe infermierëve në një nivel më të lartë.

Gjatë takimit me stafin e mjekëve dhe infermierëve në detyrë kryetari i bashkisë Subashi ka uruar ato për përkushtimin që kanë treguar si në kohë normale, por në mënyrë të veçantë në periudhën e covidit. Nga ana e saj drejtoresha e spitalit rajonal të Fierit Nevila Shuke ka falënderuar stafin mjekësor të këtij pavijoni të cilat kanë qenë një ndër faktorët më të vlerësuar në procesin e akredimit.

Ndërsa nga ana e tij deputeti Balla ka garantuar që kujdesi i qeverisë shqiptare do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së investimeve në Spitalin Rajonal të Fierit për të gjithë pavijonet e shërbimit spitalor./Tv Kombi/