Ballina Vendi Dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta, për vrasjen e ish-policit Santiago...

Dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta, për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

1
Blendi Teta

Dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta ne lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Plani për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i cili u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij, u thur në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut.

VRASJA E ISH-POLICIT
Nga hetimet rezulton se Blendi Teta dhe shtatë persona që kanë darkuar sëbashku në ambientet sekret në lokal dhe një moment, njëri nga personat u ka thënë: “Cohuni cuna se kemi punë”. Të gjithë mësohet të kenë dalë dhe janë ngjitur në dy automjete; e para tip Wolksvagen GOLF 5, ngjyrë gri dhe e dyta, Tip Skoda Roomster, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën ‘Dalip Topi’.

Në vendin e parë të mjetit tip Skoda, është ulur Blendi Teta. Automjeti ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit, ka dalë në rrugën Myslym Keta dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4. Aty ka mbërritur edhe automjeti tip Wolksvagen Golf. Në pak minuta, automjetet kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH.

Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme. Në dosje thuhej se kur Skoda ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “kthehu ka parkuar të kazanët”. Në rrugën Xhanfize Keko, ata kanë konstatuar një automjetin tip BMW X5.

Referuar dëshmisë dhënë para oficerëve, Blendi Teta në këtë moment është larguar, sepse sipas tij ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Ai pretendon se shkuar në këmbë të spitali i fëmijëve dhe pasi ka blerë një ujë, ka marrë taksi dhe është larguar për në ‘Don Bosko’ tek bashkëjetuesja e tij. 15 minuta më vonë, ai ka parë në lajme se ishte bërë një atentat ndaj një makine BMW X5 dhe një person kishte mbetur i vdekur. Në këtë momente ka shfaqur frikë, pasi ka patur dyshime se krimin e kanë kryer personat që ishte shoqëruar atë mbrëmje. Pas kësaj ai ka mbajtur kontakte vetëm më bashkëjetuesen e tij, në shtëpinë e së cilës e ka pritur edhe policia. Blendi Teta ka mohuar të ishte në dijeni të planit për vrasjen e Santiago Malkos, por pranon se me personat që darkoi pikërisht atë natë ka lidhje shoqërore.