Ballina Vendi Dënohet me 20 vite burg nëna e droguar,la djalin 7- vjecar me...

Dënohet me 20 vite burg nëna e droguar,la djalin 7- vjecar me azem te vdiste nga pakujdesia!

1

Një nënë e varur nga droga është dënuar me 20 vite burg pasi akuzohet për vrasjen e djalit të saj që vuante nga astma,  i cili vdiq i vetëm duke gulçuar në një kopsht.

Laura Heath, i dha përparësi varësisë së  saj ndaj kokainës dhe heroinës përpara vdekjes të 7-vjeçarit, Hakeem  Hussain më 26 nëntor 2017.

40-vjeçarja nga Long Acre në Nechells, Birmingham u dënua për vrasje të rëndë nga pakujdesi pasi djali i saj vdiq në shtëpinë e një shoku ku ata kishin qëndruar.

Justice Dove tha se vdekja e Hakeem ishte rezultat i prindërimit “katastrofik dhe të mjerueshëm” të Heath.

Gjykatësi tha: Kur Hakeem Hussain vdiq në orët e para të mëngjesit, ai ishte vetëm shtatë vjeç. Është e qartë se në jetën e tij tragjikisht të shkurtër ai kishte qenë një frymëzim lumturie dhe dashurie për njerëzit që e njihni. Jeta e tij u ndërpre, u shua ndërsa ai u rrëzua dhe u mbyt në një kopsht.

‘’E vërteta është se Hakeem vdiq si rezultat i neglizhencës suaj të mjerueshme. Ju ishit plotësisht e varur nga heroin dhe kokaina. Vdekja e tij tragjike ishte si rezultat i dështimit tuaj të tmerrshëm si nënë.’’

Imazhet e shfaqura në gjykatë zbuluan se si Heath kishte modifikuar një nga inhalatorët (pajisje që i transformon ilaçet nga forma e lëngët në grimca të imëta) e djalit të saj me fletë metalike dhe një brez elastik në mënyrë që ajo të mund ta përdorte atë për të pirë duhan.

Kushte ‘’të neveritshme’’ brenda shtëpisë

Gjatë gjyqit, juristët dëgjuan se si Heath kishte jetuar në një shtëpi në Long Acre që nga viti 2013 dhe një person i njohur i tyre i përshkruante kushtet si ‘’ të neveritshme.”

I njëjti dëshmitar tregoi se si Hakeem tha se nuk kishte krevat dhe flinte në divan, ndërsa kishte prova që Heath përdorte një dhomë gjumi në katin e sipërm për punë seksuale.

Heath i tha policisë se natën para se djali i saj të vdiste ajo kishte pirë 3 qese me heroinë dhe më pas kishte rënë në një gjumë të thellë të shkaktuar nga droga