Ballina Lajme Dendias pritet në takim nga Rama: Diskutuam për zhvillimet rajonale  

Dendias pritet në takim nga Rama: Diskutuam për zhvillimet rajonale  

1

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Rama dhe Dendias kanë zhvilluar një drekë pune ku në fokus të takimit kanë qenë pikërisht marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektiva evropiane e rajonit të Ballkanit.

Ka qenë vetë ministri i jashtëm grek Dendias, i cili ka postuar një foto nga takimi.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, sot u prita për një drekë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit”, shkruan Dendias.

Gjatë vizitës së Dendias në Tiranë, ai zhvilloi një takim edhe me homologen Olta Xhaçka, ku të dy shprehën vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë.