Ballina Lajme Politike Demokrati Edvar Kodheli fiton të drejtën për të qenë kandidat në zgjedhjet...

Demokrati Edvar Kodheli fiton të drejtën për të qenë kandidat në zgjedhjet vendore të majit

1

Pas raundit të parë të votimeve për primaret e kandidatëve demokratë të bashkisë së Fierit, sot u zhvillua gara e dytë e votimit mes kanditatëve Edvar Kodheli dhe Artur Mahmutaj të cilët dolën në balotazh.

Të dy kandidatët garues për Bashkinë Fier, Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli gjatë ditës së sotme në prononcimet mediatike janë shprehur se do të pranojnë rezultatin.

Dhe vërtetë të dy kandidatët kanë shtrënguar duart në përfundim të këtij raundi votimi të demokratëve fierakë. Në përfundim të procesit të numërimit të votave fitues është shpallur Edvar Kodheli.

Ai ka qenë i surprizuar nga mbështetja që ka njohur nga ky proces votimi, ndërkohë që ka siguruar bashkëpunim me çdo demokrat gjatë procesit të fushatës së tij elektorale për majin e vitit të ardhshëm./Tv Kombi/