TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
04/06/2023 16:47:40
TV Kombi

Del para gjykatës këngëtari Sinan Vllasaliu,ja cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj tij!?

nga e.b
2022/11/18 17:55
Kategoria: Lifestyle & Showbiz
Koha e leximit: 3 min
Del para gjykatës këngëtari Sinan Vllasaliu,ja cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj tij!?
0
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzën se e ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 cent duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

“Jo, i pafajshëm”, ka thënë Vllasaliu pasi gjykimi ka filluar rishtazi. Deklarimi i Vllasaliut është bërë pasi prokurorja Elza Gashi e ka lexuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit Naime Krasniqi-Jashanica ka njoftuar se brenda 30 ditëve i akuzuari mund të paraqesë kërkesë për kundërshtimin e provave dhe rrëzimin e aktakuzës. Paraprakisht, gjykatësja Krasniqi-Jashanica ka thënë se gjykimi fillon rishtazi pasi është ndërruar gjyqtari i çështjes si dhe kanë kaluar më shumë se tre muaj nga seanca e 5 gushtit 2022. Më herët këtë lëndë e ka trajtuar gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Po ashtu, për shkak se ky rast filloi rishtazi, mbrojtësi i të akuzuarit Vllasaliu, avokati Florent Latifaj ka njoftuar se heqin dorë nga marrëveshja për pranim të fajësisë. Pasi që palët hoqën dorë nga mbajtja e shqyrtimit të dytë, kërkesat për rrëzim të aktakuzës dhe kundërshtim të provave do të paraqiten me shkrim.

Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht 2022 i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm. Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë, se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

ADVERTISEMENT

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Artikulli meparshem

Shqiptari fiton lotarinë 1 mln dollarë në Canada

Artikulli tjeter

Krim i rëndë në SHBA/ 44-vjeçari vret gruan, 3 fëmijët e mitur dhe më pas veten, dadoja gjen trupat e pajetë brenda në banesë

Artikuj te tjere ...

Horoskopi i qershorit për të gjitha shenjat: Luanët mund të gjejnë një ekuilibër mes aspiratave dhe ambicieve të tyre këtë muaj!
Lifestyle & Showbiz

Horoskopi i qershorit për të gjitha shenjat: Luanët mund të gjejnë një ekuilibër mes aspiratave dhe ambicieve të tyre këtë muaj!

04/06/2023 13:53
0
Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda  kurorëzojnë sot lidhjen e tyre disa vjeçare
Lifestyle & Showbiz

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda kurorëzojnë sot lidhjen e tyre disa vjeçare

04/06/2023 13:45
0
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë që i quajtën shqiptarët ‘kriminelë’: Kjo dhemb, është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi!
Lifestyle & Showbiz

Dua Lipa kritikon ministrat britanikë që i quajtën shqiptarët ‘kriminelë’: Kjo dhemb, është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi!

04/06/2023 13:40
0
VIDEO/ Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë! Sërish dedikim për Kiara Titon?
Lifestyle & Showbiz

VIDEO/ Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë! Sërish dedikim për Kiara Titon?

03/06/2023 20:13
11
Bebe Rexha na tregon ta duam trupin tonë joperfekt përmes një fotoje
Lifestyle & Showbiz

Bebe Rexha na tregon ta duam trupin tonë joperfekt përmes një fotoje

03/06/2023 16:49
10
Verë 2023: Këto 5 veshje do t’ju bëjnë të dukeni bukur dhe nuk kërkojnë shumë “investim”
Lifestyle & Showbiz

Verë 2023: Këto 5 veshje do t’ju bëjnë të dukeni bukur dhe nuk kërkojnë shumë “investim”

02/06/2023 09:39
71
Motrat Zalli rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve drejt Britanisë: Hipëm sipër kamionit, shoferi nuk e dinte…
Lifestyle & Showbiz

Motrat Zalli rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve drejt Britanisë: Hipëm sipër kamionit, shoferi nuk e dinte…

31/05/2023 23:33
91
Artikulli tjeter
Krim i rëndë në SHBA/ 44-vjeçari vret gruan, 3 fëmijët e mitur dhe më pas veten, dadoja gjen trupat e pajetë brenda në banesë

Krim i rëndë në SHBA/ 44-vjeçari vret gruan, 3 fëmijët e mitur dhe më pas veten, dadoja gjen trupat e pajetë brenda në banesë

Me te lexuarat e javës:

  • “Lamtumirë Kopshti im” Fëmijët e kopshtit nr 6  Fier,koncert festiv në diplomimin e tyre të parë

    “Lamtumirë Kopshti im” Fëmijët e kopshtit nr 6 Fier,koncert festiv në diplomimin e tyre të parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nusja vdiq dje në aksidentin në Korçë, vjehrra nuk e përballon lajmin e kobshëm, pëson infarkt dhe ndërron sot jetë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga ura, ka viktima

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Të dy nga një fshat, shqiptari vret shqiptarin në Itali

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nga Mykonos në Gjirokastër, historia e emigrantit që pas 23 vitesh punë ka sot bujtinën e tij në vendlindje

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Kategorite e Lajmeve:

  • Bota (2,050)
  • Kulture (127)
  • Kuriozitete (22)
  • Lajme (5,770)
    • Ekonomi (98)
    • Kronike (227)
    • Politike (331)
    • Social (48)
  • Lifestyle & Showbiz (454)
  • Rajoni (406)
  • Sport (152)
  • Trupi dhe shëndeti (82)
  • Vendi (6,324)
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV KOMBI 2023

© 2023 TV Kombi

  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz

© 2023 TV Kombi

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor coockies!