Ballina Lifestyle & Showbiz Dasma përrallore e vajzës së Donald Trump, i ftuar dhe politikani i...

Dasma përrallore e vajzës së Donald Trump, i ftuar dhe politikani i njohur shqiptar

1

Vajza e ish presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany dhe biznesmeni libanez Michael Boulos i dhanë fund beqarisë në një ceremoni luksoze të mbajtur në Palm Beach, Florida. Mes shumë të ftuarve në dasmën madhështore, ka marrë pjesë dhe politikani i njohur, Behgjet Pacolli.

Këtë e ka bërë me dije vetë Pacolli përmes një videoje që ka ndarë ku takohet me ish presidentin Trump. “I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”.