tvkombi
tvkombi

Dalin para gjykatës autorët që dhunuan dhe grabitën, 89-vjeçarin në Mallakastër

Lajme

Publikuar ne:11:09 - 23/11/2022

Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër kanë dalë këtë të mërkurë para gjykatës. Dy të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj. Pasi nuk e gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë. Çaushi humbi jetën, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja. Në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve. Të afërmit e Shehajt kanë thënë se kjo ishte tentativa e disatë për ta grabitur.

Ju sugjerojmë