Ballina Vendi Dalin para gjykatës autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në...

Dalin para gjykatës autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në Korçë

1

Korçë- Nis seanca gjyqësore për dh%nien e masës së sigurisë për tre të dyshuarit si autorë të vrasjes së Martin Çeços 26 vjeç në Maliq të Korçës.

Ndaj tyre prokurori ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkepunim.

Të arrestuarit për ngjarjen e rëndë janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një vajze.

Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qenë në një lidhje me një nga autorët.

Paraprakisht dyshohet se ata kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Nga ana tjetër autorët e kanë inskenuar vrasjen që të duket si vetëvrasje, pasi kanë lënë buzë rezervuarit shapkat e 26 vjeçarit si dhe ka pasur shenja litari në fyt.