Ballina Vendi COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! 

COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! 

1

Pandemia e COVID-19 ka rikthyer frikën e infektimeve tek qytetarët. Në Fier alarmi vjen pas rritjes së shpejtë të rasteve pozitive, ndërsa drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, thotë se krahasuar me një muaj më parë kur rastet ditore me COVID-19 ishin mesatarisht 20, tani kanë arritur në 234 raste  50% e tamponëve të kryera rezultojnë pozitivë.

“Ka dy javë që kemi një shtim të theksuar të rasteve. Personat më të riskuar janë personat me moshë mbi 60 vjeç dhe gjithashtu dhe ata që jetojnë në ambiente të mbyllura që kanë kontakt me personat, që janë të sëmurë, por dhe personat që kanë sëmundje shoqëruese më vunerabël ndaj prekjes nga COVIDI.”

Mjekët rekomandojnë qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe ndaj temperaturave të larta ,të shmangin daljet në oraret e pikut sidomos personat që kanë sëmundje kardiovaskulare.