Ballina Lajme COVID 19/Tre humbje jete dhe 538 qytetarë të infektuar në 24 orët...

COVID 19/Tre humbje jete dhe 538 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

1

 Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1318 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 538 qytetarë, në këto bashki: 184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Gusht 2022) Raste të reja ditore 538 Të shëruar në 24 orë 657 Të shtruar në spitale 28 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1318

Testime totale 1,930,953 Raste pozitive 317,514 Raste të shëruara 306,402 Raste Aktive 7,549 Humbje jete 3,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,662 Fier 806 Durrës 665 Vlorë 543 Elbasan 398 Korçë 310 Gjirokastër 307 Berat 229 Shkodër 219 Lezhë 213 Dibër 147 Kukës 50