Ballina Lajme COVID-19/ 23 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

COVID-19/ 23 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

1

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 585 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar 10 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Himarë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,206 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Janar 2023)

Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 585

Testime totale 2,024,180
Raste pozitive 333,041
Raste të shëruara 329,206
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 156
Fier 28
Vlorë 26
Berat. 9
Shkodër 6
Gjirokastër. 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Elbasan. 1