Ballina Kulture CNN rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve në botë për t’u vizituar për...

CNN rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve në botë për t’u vizituar për 2023

1

Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion mjaft të preferuar të turistëve të huaj, por edhe në një vend mjaft të rekomanduar nga mediat botërore, të cilat shkruajnë për mrekullitë e saj natyrore, ushqimin dhe pasurinë historike.

CNN është bërë media e radhës e cila i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, ku e rendit atë mes 12 destinacioneve më të mira për të vizituar gjatë sezonit veror të 2023.

Shqipëria është renditur mes vendeve të mëdha turistike e si Italia, Spanja, Tajlanda etj. Duke vlerësuar bukuritë natyrore dhe mundësitë e jashtëzakonshme për eksplorim, CNN thekson se Shqipëria do të ofrojë plazhe mahnitëse të pacënuara.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia, thotë Joao Donadel, një tjetër këshilltar i udhëtimeve në EMBARK Beyond. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, thuhet në shkrimin e CNN.

Edhe kryeministri Edi Rama ka vlerësuar shkrimin, duke thënë se tashmë vendi ynë është një “perlë mesdhetare dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”.