Ballina Vendi “Çmendet” 40-vjeçari korçar,dhunon motrën dhe e bën për spital

“Çmendet” 40-vjeçari korçar,dhunon motrën dhe e bën për spital

1

Policia e Korçës ka vënën në pranga një 40-vjeçar me inicialet A. I., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij 42-vjeçare. E. I., 42 vjeçe, ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, teksa vëllai i saj është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 40 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij, shtetasen E. I., 42 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, ndaj së cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.