Ballina Vendi Çështja “Babale”/ Mungoi anëtarja e tretë e trupës gjyqësore, shtyhet seanca e...

Çështja “Babale”/ Mungoi anëtarja e tretë e trupës gjyqësore, shtyhet seanca e Ervin Salianjit

1

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD Ervin Salianji. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca shtyhet për në date 18 korrik ora 14.00.

Kjo sepse mungon anëtarja e tretë e trupës gjykuese Elona Toro, pasi dyshon se mund të jetë prekur nga Covid.

Kujtojmë se pak minuta më parë, në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur 10 deputetë të partisë Demokratike, të cilët ishin të pranishëm në procesin ndaj deputetit Salianji.