Ballina Vendi Cakran,Fier/Arrestohet 59-vjecari i shpallur në kërkim, për lëndë narkotike

Cakran,Fier/Arrestohet 59-vjecari i shpallur në kërkim, për lëndë narkotike

1


Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Y. S., 59 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në qershor 2021, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën e tij të mbjellë me dru frutorë.